Vdekja e Andon Mëhillajt / Familjarët: Dyshojmë se është helmuar - Lajme - Vizion Plus

2020-02-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familjarët e Andon Mehillaj i cili u gjet I vdekur ne qelinë e tij në burgun e Peqinit, dyshojnë se ai është helmuar.Të afërm të 44 vjecarit nuk pranuan dyshimet e vetëvrasjes apo arsye të tjera që lidhen me depresionin.Ata shprehin dyshime se Mëhillaj është helmuar nga persona të tjerë.Për këtë arsye ata kanë kërkuar ekspertizë të thelluar mjeko-ligjore për familjarin e tyre.Andon Mëhillaj u vetëdorëzua në polici në vitin 2014 teksa akuzohej se gjente kliente për vrasesin me pagesë Julian Sinanaj. Gjatë procesit të bandës së tritolit në Vlorë, pjesë e së cilës ishte edhe Andon Mëhillaj, vrasesi me pagesë Julian Sinanaj u pendua dhe rrëfeuu të gjitha krimet e bandës. Kjo bëri që drejtësia të dënoje me burgim të përjetshëm Andon Mëhillajn.

Free Traffic Exchange