Cili është testi i radhës për BKH? Pompa, palosje për 1 minutë dhe sprint për të gjithë kandidatët

2020-02-03 12

Është duke vijuar procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.


Në një lidhje live, për edicionin informativ të lajmeve në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha shprehet se nga 40 aplikantët që synonin për të qenë në krye të BKH-së, kanë mbetur tashmë 18 prej tyre, pasi shumica nuk kishin plotësuar kriteret ligjore bazë.

Provimi i radhës, për 18 kandidatët do të jetë testi fizik, që do të mbahet në datën 6 shkurt, në ambjentet e reja të RENEA-s , si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës.

Kandidatët do të vrapojnë 2.4 km, do të kryejnë pompa, do të bëjnë palosje për 1 min, si dhe do të kryejnë një vrap të shpejtë (sprint) në një gjatësi pej 300 m.

Mbas testit fizik, do të jetë testi i të vërtetës, i cili do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme por data nuk është caktuar ende.

Do të kryhet procesi i vettingut të trefishtë për të gjithë kandidatët që do të jenë në garë, shton më tej në fjalën e saj gazetarja Anila Hoxha.

E pyetur se sa kohë mund të marri procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të BKH, gazetarja shprehet se gjithçka varet nga procesi vettingut.

?Nëse nuk do të zgjas procesi i vettingut, në muajin mars, vendi ynë do të ketë një drejtor të ri për Byronë Kombëtare të Hetimit?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting #BKH#TopChannel