Report TV - Masakroi gruan me thikë, 45-vjeçari në Durrës rrëfen krimin: Më dukej se më tradhtonte

2020-02-03 2

Lulzim Cuku i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij Manjolën 33-vjeçe nënë të tre fëmijëve, ka rrëfyer krimin para oficerëve të policisë. Ai është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje.

" Më dukej se më tradhtonte. Nuk kisha ndonjë informacion të veçantë por meqenëse ikja shpesh në Greqi mendoja se gjatë kohës që mungoja në shtëpi ajo më tradhtonte." ka thënë Lulzim Cuku.

Ai ka rrëfyer se kishte disa ditë që ishte kthyer në shtëpi pasi kishte qenë në Greqi ku edhe punonte. Para ngjarjes tragjike kishin qenë të gjithë si familje për në Peshkopi ku ishin takuar me njerëzit e tyre.Sipas dëshmisë së Lulzim Cukut të shtunën në mbrëmje e kishte mbërthyer një krizë xhelozie ku më pas kishte rrëmbyer thikën dhe qëlloi mbi bashkëshorten.

Pas këtij krimi 45-vjeçari u largua drejt Dibrës por pas disa orëve u vetëdorëzua në policinë e Burrelit.