Kur përpara pak kohësh Anxhela Aliaj vendosi të hapte një studio tatuazhesh në Librazhd, të gjithë e menduan si aventurën e radhës së saj. Ajo ka në fakt 4 vjet që punon si tatuazhiste, por nuk e ka vrarë asnjë herë mendjen më shumë se ç?duhet për paragjykimet dhe vendosi të realizojë ëndrrën e saj, duke hapur një studio tatuazhesh pikërisht në Librazhd. Nuk ka aspak konkurrencë, pasi në qytet studio e saj është e vetmja. Puna për të është nder dhe thotë se nëse dikush mendon se ka gjetur realisht atë që dëshiron ta bëjë, duhet ta realizojë me patjetër. Për ta njohur pak më mirë Anxhelën, kolegia jonë Bruna Kërçyku ishte sot në Librazhd. Historia e Anxheles dhe me çfarë përballet ajo përditë nuk duhet humbur. Anxhela thotë se pavarësisht paragjykimeve ajo ka ndjekur ëndrrën e saj.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel