Wake Up/ Historia gruas në Librazhd që bëri tatuazhin e parë në moshën 87-vjeçare

2020-02-03 10

Të kesh një studio tatuazhesh dhe të vetmen studio në fakt në një qytet të vogël si Librazhdi mendon se nuk ka shumë gjëra për të treguar. Në fakt Anxhela Aliaj, e para vajzë tatuatore në atë qytet që guxoi madje të hapte dhe një studio na tregoi se përditshmëria e saj nuk është dhe aq monotone. "Përgjithësisht janë djemtë që vijnë dhe kërkojnë tatuazhe. Dikush kërkon të shkruajë emrin e të dashurës dhe pas disa muajve vjen dhe e ndryshon me një emër të tjetër vajze"- thotë Anxhela me të qeshur. Por nga rastet më të veçanta që ajo kujton është ajo e një gruaje 87-vjeçare. "Ishte klientja më e pazakontë që me ka ardhur. Një grua në moshë 87-vjeçare, e cila kërkoi të bënte një tatuazh në dorë. Ishte tatuazhi i saj i parë dhe dëshironte t'i shkruaja emrin e të birit. Ishte një grua shumë e fortë". E pyetur ndërkohë për tatuazhin më të vështirë:"Ka qenë po rasti i një gruaje e cila sapo ishte operuar nga kanceri i gjirit. Ajo më kërkoi t'i mbuloja shenjat e operacionit me tautazhe. Ishte realisht shumë e vështirë ti mbuloje ato vraga"- tregoi Anxhela Aliaj, e cila është e vetmja tatuatore që ka guxuar të hapë një studio tatuazhesh në Librazhd.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel