Wake Up/ KLSH: Mbipopullimi problem i madh në kopshte, fëmijët flenë në krevate portative

2020-02-03 1

Pak ditë më parë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është publikuar edhe raporti i auditimit të ?erdheve dhe kopshteve në Tiranë dhe Vlorë. Përfaqësuesit e institucionit në fjalë për një periudhë 6 mujore kanë marrë në shqyrtim të gjithë elementët që lidhen me mirëqenien e fëmijëve në këto ambiente. Rezultatet tregojnë se ka disa problematika që lidhen mbipopullimin tej kapaciteteve, kushtet higjieno-sanitare, mjetet didaktike, etj. Problemi më i madh i prindërve nuk janë vetëm kushtet, por edhe mbipopullimi. Këtë e kanë hasur audituesit thuajse në çdo mjedis. Nga vëzhgimi në disa çerdhe e kopshte, u vu re prania e krevateve portative të gjumit, që përbëjnë një shqetësim madhor për shëndetin fizik të fëmijës, pasi sjellin dëme të pariparueshme në formimin fizik. Krahas mosrespektimit të kapacitetit maksimal prej 125 fëmijë, vihet re edhe cënimi i raportit edukator/fëmijë20, fenomen shumë më i theksuar në rastin e kopshteve. Shpesh, i njëjti ambient shërben edhe për aktivitetet ditore, edhe për fjetje. Nga verifikimet e ekspertëve të KLSH-së në terren, janë vënë re mangësi në përcaktimin e metodologjisë së veprimit në rastet e fëmijëve me intolerancë ushqimore. Grupi i auditimit konstatoi se edukatorët vepronin sipas mendimit të tyre në këto raste delikate. Po ashtu një pikë e diskutueshme është edhe ajo për shtimin e frutave në menunë e përditshme. Ndërkaq përveç pagesës mujore, të përcaktuar me vendim nga Këshilli Bashkiak, prindërit përballen me kosto të fshehura për mbulimin e pjesës më të madhe të nevojave të fëmijëve. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve në të dyja qytetet e marra në auditim, u vu re se rregullisht mblidhen kontribute nga prindërit, për të siguruar ujë të pijshëm, mjetet didaktike të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme etj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange