Ekskluzive/ Top Channel siguron videon e terroristit të vrarë në Londër

2020-02-02 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën pasditen e sotme ku policia qëlloi për vdekje një person pasi ky i fundit terrorizoi zonën e Streatham Hight Road ku me anë të një thike të madhe plagosi të paktën tre persona.


Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe videon e terroristit të vrarë nga polcia. Sipas të dhënave të fudnit të plagosur kanë mbetur dy burra dhe një grua.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan i cili tha se incidenti po trajtohet si ?i lidhur me terrorizmin? dhe se ai ishte në kontakt me komisarin e Policisë Metropolitane dhe personelin.

Khan u shpreh se nuk do të lejohet që terrori të mund të godasë jetën e qetë të qytetarëve të Londrës.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi në lidhje me këtë sulm. ?Lutjet e mia janë me të dëmtuarit dhe të gjithë ata që preken nga tragjedia?, shkroi në rrjetet sociale Johson. Policia ka thënë është në gatishmëri për çdo situatë të pakëndshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SadiqKhan#Londer#TopChannel