Ora News - Lojërat e fatit ende prezent, në 2019 u konstatuan 285 raste

2020-02-02 0

#tvora #rtvoranews
Ndonëse u ndaluan me ligj, shqiptarët ende kanë tendencë për të ndjekur lojërat e fatit. Gjatë vitit të shkuar, nga policia janë evidentuar qindra raste dhe arrestuar e proceduar qindra autorë. Rastet nuk kanë munguar as muajin janar, ndërsa sipas sociologëve shkaqet që shtyjnë këta persona, janë kushtet ekonomike dhe papunësia.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë vitit të shkuar janë evidentuar 285 raste të organizmit të lotarive të palejuara dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të fatit.

Prej tyre 192 raste janë për baste sportive me 253 të proceduar dhe 93 raste janë për vënien në dispozicion të ambienteve me 111 të akuzuar.

Ky fenomen sipas sociologëve lidhet me situatën ekonomike dhe papunësinë.

Ariana Muça: Ka disa faktorë që i shtyjnë. Ne po të shikojmë kemi një shoqëri, e cila është gjithmonë në nivele të ulëta ekonomike, një shoqëri ku papunësia është shumë e lartë dhe mjetet e fitimit janë të ulëta për të mbajtur qoftë individin, qoftë familjen.

Sociologia Ariana Muça thotë se përfshirja në këto aktivitete sjellin pasoja individuale dhe familjare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lojerat-e-fatit-ende-prezent-ne-2019-u-konstatuan-285-raste

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange