Marrëveshja mes LVV dhe LDK rezultoi me shkelje të premtimeve per hir te kompromiseve.
Nga 12 ministri sa u premtua se do t?i ketë Qeveria Kurti me qëllim të uljes së shpenzimeve, numri i tyre u rrit në 15.
Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin dhe 6 ministri e LDK-ja kryeparlamentarin me 6 ministri.
Ndërsa për komunitetet u ndanë 3 ministri.
Albin Kurti, kandidat për kryeministër
Si përfundim Vetëvendosje hoqi dorë nga pozita e kryeparlamentarit, duke e kaluar Glauk Konjufcën në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.
Ndërsa LDK-ja si kompromis hoqi dorë nga kërkesa për propozimin e presidentit të ardhshëm.
Isa Mustafa, kryetar i LDK-së
Top Channel mëson se në pozitën e Konjufcës, LDK-ja ka vendosur ta vë Vjosa Osmanin, për të cilën ka insistuar edhe vetë Vetëvendosje.
Por, Osmani ka refuzuar të bëhet kryeparlamentare pasi asaj i është mohuar e drejta për të propozuar një kandidatë për ministër, e drejtë kjo që i ka takuar çdo nënkryetari të partisë.
Për këtë LDK-ja ende nuk e ka të qartë nëse Osmani do të pranojë të propozohet nesër apo të heq dorë përfundimisht.
Emrat e kandidatëve që morën miratimin e kryesisë së LDK-së për përfshirje në ekzekutiv janë:
Emri i zëvendës kryeministri dhe ministrave nga radhët e LDK-së
Zëvendëskryeministër i parë- Avdullah Hoti
Ministër i Punëve të Brendshme- Agim Veliu
Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport- Vlora Dumoshi
Ministër i Bujqësisë- Besian Mustafa
Ministre e Arsimit- Hikmete Bajrami
Ministër i Mbrojtjes- Anton Quni
Ministër i Infrastrukturës- Lumir Abdixhiku
Ndërsa Vetëvendosje përveç Konjufcës, pjesën tjetër të ekzekutivit e ka prezantuar kohë më parë:
Grafikë: Emri i zëvendës kryeministri dhe ministrave nga radhët e LVV-së
Zëvendëskryeministër i dytë- Haki Abazi
Ministër i Punëve të Jashtme- Glauk Konjufca
Ministre e Drejtësisë- Albulena Haxhiu
Ministër i Financave- Besnik Bislimi
Ministër i Ekonomisë- Rozeta Hajdari
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane ? Blerim Reka
Tri ministritë e dedikuara për pakicat ende nuk është bërë e ditur se kujt do t?i takojnë.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas një takimi të zhvilluar gjatë së dielës me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ka njoftuar se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë Kurti.
Ndërsa komunitet joserbe i kanë kërkuar Kurtit dy ministri.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LVV#LDK#TopChannel