Seanca e ndërmjetësimit, në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli ditën e sotme një konflikt midis dy bashkëshortëve për shkak të dy shtëpive. Ata prej 40 vitesh janë të martuar dhe jetojnë në Gjirokastër, por kanë 11 vjet që janë në grindje me njëri-tjetrin për shkak të pronës.
Njëra prej shtëpive thuhet se është trashëguar nga gjyshi dhe atje janë bashkëpronarë të gjithë antarët e familjes. Ndërkohë 20 metra më tutje është ndërtuar një shtëpi e re, e cila ka qenë tokë shtetërore dhe lejen e ndërtimit e kam marrë zoti Kujtim dhe ka ndërtuar banesën.
Ata janë 6 fëmijë, 3 vëllezër dhe 3 motra dhe secili prej tyre pretendon se është bashkëpronar edhe në këtë shtëpi. Ekziston dhe një dokument që vërteton se zoti Kujtim, i ka dhuruar shtëpinë vëllait të tij, por ai në studio e ka hedhur poshtë këtë pretendim.