Ligj i ri për sigurinë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-02 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në kuadër të rritjes së sigurisë ushqimore, ministria e bujqësisë ka bere gati ndryshimet ligjore. Drafti i cili pritet të miratohet në parlament brenda këtij muaji forcon rolin e autoritetit kombëtar te ushqimit si dhe ashpersonmasat ndeshkimore. BLEDI ÇUÇIMINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL?Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standareve tona me ato europiane?Ndryshime sipas ministrit te bujqesise Bledi Cuci do te pesoje edhe sherbimi veterinar.BLEDI ÇUÇIMINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL?Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane?Me miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore do të ngrihet një strukturë e re, që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në statistika disa vjeçare.