Punimet per Qukes-Qafe Ploce mbeten pezull

2020-02-02 18

Qeveria ka vendosur të shtyjë punimet për të përfunduar lotin e tretë të segmentit rrugor Qukës ? Qafë Plloçë.

Në një letër dërguar Bankës Islamike për Zhvillim, si institucioni që po jep huanë për këtë vepër, ministrja e Financave Anila Denaj kërkon që afati i disbursimit të kredisë së mbetur të shtyhet deri në 12 prill të vitit 2021 duke spostuar kështu financimin dhe përfundimin e rrugës me dy vjet të tjera.

Gjatë këtij viti buxheti i shtetit ka financuar vetëm 17 milion dollarë për të vazhduar punimet në këtë aks, duke e ulur shumën më tej për vitin 2021 në 14 milion, ndërsa pritet që financimi prej 50 milion dollarësh të bëhet në vitin 2022, kur parashikohet edhe përfundimi i rrugës.

Aksi Qukës ? Qafë Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë ? Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje.

Ndërtimi i segmentit nisi në vitin 2011, ndërsa dy vjet më pas Banka e Fondit Saudit për Zhvillim pranoi të japë një kredi me vlerë 125 milion dollarë për financimin e punimeve.

Kosto totale e rrugës bashkë me shpronësimet shkon në 180 milion dollarë, diferenca e cila duhet të plotësohet nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse është kërkuar financim për të përfunduar këtë aks, Ministria e Financave nuk ka pranuar të japë fonde, ndërsa vetë punimet kanë hasur në vështirësi si pasojë e formacioneve gjeologjike të paqëndrueshme të tokës.

Qeveria vuri si afat përfundimin e punimeve në fund të 2019-s, por rruga ende vazhdon të jetë një kantier i hapur ndërtimi.

Tv Klan

Free Traffic Exchange