#rtvora #oranews
Largimi i të rinjve nga vendi është një fenomen që po ndikon dhe në rritjen e numrit të të mioshurve të vetmuar. Në një intervistë për Ora News, psikologia Entela Binajku apelon institucionet që të identifikojnë rastet, ndërsa shprehet se dhe azilet, mund të ishin një zgjidhje.
Mesatarisht në një vit, 46 mijë persona të grupmoshës nga 18 deri në 34 vjeç largohen nga Shqipëria, duke sjellë dhe rritje të numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm.
Në një intervistë për Ora News, psikologia Entela Binjaku ngre shqetësimin për fenomenin në rritje, teksa apelon institucionet e Shërbimit Social që të identifikojnë rastet.
Binjaku: Në vendin tonë është duke i rritur dhe numri i 80-vjeçarëve, e njohur ndryshe si mosha e katërt. Më të moshuarit e të moshuarve po preken kryesisht nga fenomeni i braktisjes ose i vetmisë. Politika sociale duhet tu shkojë këtyre të moshuarve në familje, një kujdes që pothuajse mungon.
Përtej mentalitetit, thotë Binjaku, azilet mund të ishin një zgjidhje për vetminë.
Binjaku: Ky koncept me kalimin e viteve ka filluar të njohë një konotacion të ri. Një zgjidhje e kësaj natyre nuk përjashtohet dhe hera-herës rezulton më e mira.
Sipas një studimi të rrjetit shqiptar të moshimit, në vitin 2017, rezulton se më shumë se 10% e të moshuarve jetojnë vetëm dhe nuk kanë asnjë kontakt me të afërmit e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-moshuarit-e-vetmuar-psikologia-azilet-jane-nje-zgjidhje
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp