Kurti-Mustafa firmosin marrëveshjen/LDK merr Parlamentin, Konjufca dorëhiqet. Qeveria me 15 ministri

2020-02-02 0

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

?Ne sot u takuam me Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe ta jetësojmë ndryshimin e madh. Tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive përveç për programin. Unë ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë?, tha Kurti.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme t?i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Ndërsa kryetari i LDK, Mustafa tha se: e vleresojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës. Ne kemi vlerësuar që synimi jonë që të jenë 15 ministri është që të kursejmë sa më shumë, por i kemi rrit nga 12 në 15 për shkak të strukturave.

Sa i përket postit të kryeparlamentarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër VV do të propozoj një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit.

Kurse, Mustafa tha se janë pajtuar që posti i presidentit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel