Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Xhafzotaj të Durrësit ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55 minuta ne banesën e bashkëshortëve.
Nga të dhënat e para policia thotë se Lulzim Cuku ka qëlluar pas një sherri për motive të dobëta bashkëshorten, Manjola Cuku, 33 vjeçe.
Gruaja, nënë e 3 fëmijëve ka ndërruar jetë, ndërsa autori pas kryerjes se krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në ndjekje të tij është vënë policia, e cila thotë se po punon për arrestimin e tij.
Tv Klan