DURRËS - Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak, në vendin që njihet si "Mulliri i Bullgarit".
Një numër i madh automjetesh janë djegur për shkak se vetë servisi është ndër më të mëdhenjtë dhe të njohurit në Durrës.Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga përmasat e zjarrit dhe numri i madh i makinave që ndodhen brenda ambienteve të servisit dhe rreth tij, mund të kërkohet edhe ndihma e zjarrfikëseve të qyteteve fqinjë, raporton gazetari i Report Tv Artur Korriku.
Persona pranë, dhe banorë që jetojnë në ndërtesa pranë servisit, janë evakuar nga zonat për të shmangur vënien e tyre në ndonjë rrezik të mundshëm.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.