KAVAJE- Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbyllë në qeli shtatë adoleshentët që kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjecare në Kavajë, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar. Në vendimin e gjykatës thuhet se 7 të rinjtë do të vuajë 3 deri në 7 vite burg.
Shtatë adoleshentët do të vuajnë dënimin në një burg për të mitur, ndërkohë që afati i vuajtjes së dënimit të tyre do të fillojë që nga data e arrestimit, 01.03.2019. Ngjarja e ndodhur dhjetorin e vitit 2018 u denoncua nga e mitura bashkë me dy prindërit e saj.Dënimet për 7 adoleshentët
L.M., dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg
E.M., dënohet me 5 vjet burg me gjykim të shkurtuar
F.M., dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg
K.M., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
K.K., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
E.H., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
E.H., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar