Në kërkim dy rrëmbyesit/ Zbulohen emrat e personave pjesë e grupit të Dukagjinit

2020-02-01 4

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur trupin e Jan apo Jak Prengës, i rrëmbyer në 19 janar në Kamëz , policia vazhdon të zbulojë fakte të reja sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje kriminale. Personat që e rrëmbyen sipas burimeve të sigurta të Top Channel janë identifikuar dhe sipas provave të deritanishme ka dyshime se këta persona janë:


Aldo Majnishta i moshës 26 vjeç, Ardian Docaj i moshë 32 vjeç dhe Artan Docaj i moshës 36 vjeç, që të tre nga qyteti i Shkodrës te etiketuar si grupi i Dukagjinit.

Sburimeve të sigurta në listë gjendet edhe një person i katërt që mori pjesë në këtë aksion kriminal. Ndërkohë vazhdojnë hetimet edhe për një person të katërt gjithashtu aktiv në aksionin kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas burimeve te sigurta këta katër shtetas e kanë ruajtur për dy ditë me radhë shënjestrën e tyre Jak Prenga që është vëllai i një korrieri droge në Britaninë e Madhe dhe këto dyshime i konfirmojnë disa kamera sigurie që tregojnë automjetin e vjedhur shtetases Kaje Tufa, të vjedhur ditën e tërmetit në 26 nëntor 2019, ky automjet Range Rover ka udhëtuar nga Kamza drejt Shijakut, në fshatin Pjesëz ku gjendet resorti Golden dhe ku viktima është zbritur në bodrum e mandej ka vazhduar me tej plani kriminal.

Këto janë gjurmët e fundit te automjetit Range Rover i cili u asgjësua këtu menjëherë sapo pengu u dorëzua në resortin Golden të kthyer në vend krimi.

Për pesë persona gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërkohe që tetë të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim, mes tyre edhe shtetasi Gentjan Docaj i moshës 38 vjeç me identitetin e ndryshuar Gentian Funiqi.

Sipas burimeve të sigurta të Top Channel ai kërkohet edhe nga Italia për çështje të trafikut të drogës . Ndërkohë që nuk ka ende një shpjegim, se përse policia nuk ja kishte dale mbanë të zbulonte adresën e tij në qytetin e Shkodrës.

Është gjithashtu i kërkuar edhe Dritan apo Gramoz Rexhepaj , një i dënuar në Ekuador si i akuzuar për vrasjen e dy policëve. Por pavarësisht këtij hetimi që ngjan në zhvillim e sipër , sfida është gjetja e trupit dhe arrestimi i të kërkuarve që janë mjaft të rëndësishëm sa i takon narkotrafikut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JakPrenga#Rrembyes#TopChannel