Zgjedhja e kandidatëve për deputetë, vetëm në dorë të partisë

2020-02-01 1

Edhe në këto zgjedhje, partitë politike do të kenë të drejtë ekskluzive për të zgjedhur kandidatët e tyre për deputetë, meqë listat e hapura nuk u bënë realitet. Marko Troshanovski, nga Instituti për Demokraci ?Societas Civilis? thotë se partitë duhet të kenë kujdes në zgjedhjen e kandidatëve, për integritetin etik dhe profesional të tyre, dhe për zgjedhjen e personave jo të përfshirë në hetime. Debatet në institucionin ligjvënës shpesh i cilëson si populiste dhe pa argumente.