#rtvora #oranews
Rruga që lidh qytetin e Vlorës me Nartën turistike është lënë në harresë.
Për të shkuar në Nartë të Vlorës duhet më parë të përshkosh një rrugë të mbushur plot gropa dhe të amortizuar.
Bëhet fjalë për dy km rrugë, e amortizuar dhe pa ndriçim gjatë natës, e cila është kthyer në problem për banorët e zonës kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Prej të paktën katër vitesh rruga është kthyer në shqetësim për të gjithë ata që duhet ta kalojnë në të.
Në të gjithë gjatësinë ajo është plot gropa, pa trotuarë dhe pa ndriçim gjatë natës.
Banorët thonë se gjendja e saj përbën rrezik për aksidente.
Të shumta kanë qenë ankesat drejtuar Bashkisë por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Banorët shprehen se rehabilitimi i rrugës u premtohet vetëm gjatë fushatave elektorale por asnjëherë nuk kanë parë investime.
Bashkia Vlorë duket se nuk do të investojë as këtë vit në rehabilitimin e rrugës Vlorë-Nartë pasi ajo nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2020.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/braktiset-rruga-vlore-narte-eshte-perfshire-ne-buxhetin-e-vitit-2020
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp