Ora News - Banorët e Paskuqanit në protestë për rrugën: Po abuzohet, por pa rrugëzgjidhje

2020-02-01 1

#rtvora #oranews

Pothuajse çdo ditë kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj shihet duke mbjellë pemë ose duke inauguruar rrugë në kryeqytet, por përtej fasadës që ai shfaq realiteti është krejtësisht ndryshme.

Gazetarja Sonila Musai e Ora News ka qenë sot me banorët e Paskuqanit të cilët kanë dalë në protestë, pasi, sipas tyre, rruga e re ?Ibrahim Rrugova? , po ndërtohet jashtë standardeve dhe jashtë projektit.

Për mikrofonin e Ora Neës, banorët janë shprehur se po bëhet korrupsion me tenderat publikë dhe se rruga është ngushtuar disa metra.

?Kjo rrugë është e pashtruar. Ka korrupsion në tenderat publikë. Rruga duhet të jetë 5 metra dhe 2 metra trotuar. Shikoni nuk ka as 50 cm. Po ashtu kompania ka dëmtuar edhe rrjetin e ujërave të bardha duke i përzierë me të zezat. Ja, kanë shtuar vetëm një shtresë, vetëm një shtresë çakull. Përderisa kemi bërë kërkesa, por nuk janë respektuar, ne kemi dalë në protestë. Firma nuk ka zbatuar projektin, ka ngushtuar përmasat. Këta vjedhin përmes tenderave. Po vjedhin përmes devijimit dhe mungesës së standartave.?

Ndërkohë një banor tjetër u shpreh se sa herë bie shi fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Ai shtoi gjithashtu se kompania që po ndërton rrugën po përzien ujërat e bardha me të zezat.

?Nuk është shtuar një makinë me zhavorr nga shteti edhe pse i paguajmë të gjitha taksat. Sa bie një shi nuk shkojnë fëmijët në shkollë. Nuk ka asnjë lloj standardi, as me kanale të ujërave të zeza. E kanë ngushtuar, kanë vjedhur. Rruga të bëhet, por jo të ngushtohet me preferenca. Të zbatohet projekti cep në cep, jo të bëhet me mik. Nuk ka të bëjë me parti. Do të rrimë edhe 30 vite pa rrugë ose do ta bëjmë vetë, por jo të na vjedhin. Ne paguajmë taksa, nesh nuk zbatohen kërkesat tona nuk e duam fare rrugën, e bëjmë vetë.? ? tha një banor.

Një tjetër banor shtoi se banorët kanë qenë disa herë në bashki, por nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje

?Ujërat e zeza janë mbuluar me gurë, jo me rërë. Kemi qene në bashki për tu ankuar, por nuk kemi gjetur rrugëzgjidhje. U bëjmë thirrje firmës dhe bashkisë që të na ndihmojnë për të bërë një rrugë me afat të gjatë dhe jo të prishet për një vit.? - shtoi një banor tjetër.

Rreth 1000 banorët e kësaj lagje në Paskuqan shprehen se nëse kërkesat e tyre nuk respektohen, ata do të vazhdojnë me protestat.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-e-paskuqanit-ne-proteste-rrugen-po-abuzohet-jemi-ankuar-ne-bashki-por-pa-rrugezgjidhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange