?E ardhmja është origjinë!? Kjo është motoja nën të cilën Ministria e Kulturës ka hapur thirrjet për projektet kulturore për vitin 2020. Thirrje kjo, që u drejtohet organizatave edhe shoqatave jofitimprurëse, duke përjashtuar aplikimin e një artisti në formë individuale. Për ?ReportTV? artistët rrëfejnë jo vetëm se gjenden të papërgatitur përballë këtij ndryshimi, por e konsiderojnë të pavend, sepse është i pakonsultuar me komunitetin e artistëve.