Pengmarrja dhe vrasja e Prengës, burg për 5 të arrestuarit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-31 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ?Arrest me burg? për pesë të dyshuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili dhe Olsi Turja.Këta shtetas, së bashku me Altin Hajrin, i cili është pronari i një kompleksi në Shijak, dyshohet se janë urdhëruar nga një grup kriminal për të rrëmbyer viktimën në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Pas rrëmbimit dhe dhunës së ushtruar, Jan Prenga ka gjetur vdekjen rrugës për në një kompleks në Shijak.Ata akuzohen për veprat penale: ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?Fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, ?Përkrahja e autorit të krimit? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.Dyshohet se 49-vjeçari u rrëmbye për t?i bërë presion vëllait të tij që ndodhet në një burg në Angli, për grabitjen e një sasie prej 283 kg kokainë të porositur nga grupet kriminale shqiptare.Kamerat e sigurisë brenda resortit ?Golden? në Shijak kanë nxjerre zbuluar jo vetëm 5 të arrestuarit e deritanishëm, por edhe 5 të tjerë të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Free Traffic Exchange