Nëna: Djali qendroi 27 dite ne koma, kur doli nga spitali peshonte 10 kg

2020-01-31 1

Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan ditën e sotme solli historinë e dhimbshme të familjes Bici nga Durrësi. Kryefamiljarja Majlinda ka treguar në studio, aksidentin e djalit të saj para 6 vitesh, i cili e ndryshoi tërësisht jetën e tij, por edhe të familjes së tyre.

Visari vetëm 14 vjeç, në atë kohë kishte marrë biçikletën dhe kishte dalë me shokët e tij në lagje. Ora po kalonte, por ai nuk po kthehej. Të shqetësuar familja filloi ta kërkonte kudo, por pa asnjë lajm. Vendosën të shkonin në polici dhe mësuan se djali ishte dërguar në spital sepse kishte pësuar një aksident.

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe mjekët nuk i dhanë shumë shpresë, por pas 27 ditësh ai doli nga koma. Gëzimi ishte i madh, por më pas ata kuptuan se ai nuk ishte më Visari para aksidentit, goditja që kishte pësuar kishte shkaktuar për të. mjaft probleme.