TIRANE- Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar planin për zhvillim të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.
"Sot këshilli i ministrave ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim.
Zonat si më poshtë, çështja e rindërtimit ka marrë rrugën ligjore
Njësia administrative Shijak-FSHZH
Kurbin- një zonë tjetër që do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë
Thumanë-FSHZH
Kurbin- Një zonë tjetër
Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë
Durrës- Kemi një zonë -FSHZH
Vore- një zonë
Kavajë-një zonë në qytet
Tiranë- 9 zona të reja për zhvillim nga zona 5 maji, zona e autotraktorëve, kombinat. UBT, Baldushk njësi kolektive me modelet, Ndroq, Vaqarr dhe në Zall Herr
Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.