Report TV - Koronavirusi/ Meta thirrje autoriteteve: Nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike

2020-01-31 0

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që autoritetet në vendin tonë të shtojnë masat ndaj koronavirusit ndërsa theksoi se vendi ynë është i ekspozuar nga ky rrezik.

"Unë mendoj se është koha për të marrë masa më të forta. Është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike, ndërsa këshilloj shtimin e masave parandaluese. Duke pasur parasysh rastet në vendet fqinje siç është Italia, ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë deportimin e këtij virusi në vendin tonë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për ta parandaluar nëse të gjthë i bëjnë detyrat e tyre ashtu si bëmë me sarsin 16 vite më parë", tha Meta.