Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati një prononcim të shkurtër për mediat ku u pyet rreth masave që ka marrë vendi ynë për koronavirusin e ti. Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria duhet të marrë masat më të forta sidomos pas konfirmimit të dy rasteve në Italinë fqinje.
Sipas kreut të shtetit, veni ynë e ka një eksperiencë pozitive në parandalimin e virusit, duke kujtuar atë të SARS-it. Mirëpo çdo nënvlerësim i situatës do të sillte pasoja të rënda sipas Metës.
?Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH-ja duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus, për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje dhe ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh. Unë mendoj se është koha për të marra masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë me raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, por është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim do të jetë më pasoja kritike. Jemi në një proces komunikimi, besoj se rastet në vendet fqinje tregojnë qartë që jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë deportimin e këtij virusi në vendin tonë?, tha Meta.
Të enjten, OBSH shpalli emergjencën globale pasi virusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe jashtë Kinës. Ndërkohë numri i viktimave i ka kaluar 200 persona. Ai i të prekurve ka shkuar në rreth 10.000, ndërsa raste të infektuarish ka në disa shtete të ndryshme./tvklan.al