Report TV -Rrëfehet i sëmuri mendor që vrau shitësin e bananeve në Korçë

2020-01-30 3

Dy ditë pas vrasjes tronditëse të shitësit të bananeve në Korçë Dashnor Osmani, dalin detaje të reja, për sa i përket dinamikës dhe shkaqeve që çuan autorin e këtij krimi të rëndë, të kryente një veprim të tillë. Zamir Topi, autori i kësaj vrasje me sëpatë dhe në mes të ditës në qytetin e Korçës, konsiderohet nga komuniteti i zonës si i ?çmenduri i Libonikut?, kjo pasi ai kurohej me sëmundjen e ?çrregullimeve deluzionale? (probleme mendore). Topi vetëm disa orë pas arrestimit nga policia, ka treguar se banon në fshatin, Pocestë të Libonikut dhe se prej më shumë se 12 vitesh kurohej, nga ana psikologjike në një doktor në Korçë. ??po kam 12 vjet që kurohem tek doktori Landi Lalaj, por emrin e sëmundjes nuk e di të saktë, por di të them se në qoftë se nuk marr mjekimet, dridhem dhe bie në tokë dhe më del shkumë nga goja??.

Free Traffic Exchange