Basha: Te demtuarit nga termeti ende pa bonusin e qirase

2020-01-30 1

Nga zona e Shkozetit në Durrës, kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka dështuar në menaxhimin e situatës së pas tërmetit të 26 Nëntorit.

?Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propaganda?.

Kreun e qeverisë e akuzoi se ka braktisur banorët të cilët iu ankuan se dy muaj pas fatkeqësisë natyrore jo vetëm që nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë, por janë të detyruar të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike për shtëpitë e braktisura.

Zgjidhjen Lulzim Basha vazhdon ta shohë tek anulimi i 150 milionë Eurove të parashikuara për koncesione në buxhetin e këtij viti, edhe pse Kryeministri e ka refuzuar këtë ide.

?Ti ke para po nuk e ka mendjen tek ju, por te korrupsioni, po të ishin anuluar, atyre njerëzve u vihej në ndihmë?.

Ndërsa në një takim që pati me përfaqësues të biznesit në Durrës, Kryeministrin e ftoi të marrë në konsideratë paketën e propozuar nga opozita që lehtëson nga taksat dhe disa detyrime sipërmarrjen e prekur nga tërmeti.

?Kanë filluar efektet e para të dimrit ekonomik, është rritur me 25% më shumë falimentimi i vogël dhe kostoja që ka përcjellë ky tërmet po kthehet në largim njerëzish nga puna. Kjo është situatë katastrofike?.

Edhe në Sukth, ku pa nga afër gjendjen e familjeve të prekura nga tërmeti, Basha akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë qytetarët.

Tv Klan