E ftuar këtë pasdite, në programin ?Rudina?, në Tv Klan ishte ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo ka folur për librat dhe ka ndarë edhe 10 tituj librash që në një mënyrë ose tjetër kanë shkaktuar tek ajo emocion ose një histori të veçantë. Raportin me librat, Kumbaro e konsideron si një raport që shkon përtej letrës. Pasionin për leximin e ka nisur që në moshë shumë të vogël dhe për asnjë moment nuk e ka ndarë nga dora librin sepse në njëfarë mënyre, libri është jeta e saj.
Librin ?Princi i vogël?, nga Antoine de Saint Exupery, Kumbaro e veçon si një libër që nuk e harron asnjëherë. Bëhet fjalë për një libër sa fantazi aq edhe realitet, që sipas saj është për të gjitha moshat sepse shërben si një lloj balsami për shpirtin.