Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Shkozet ku është takuar me banorët banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Ndërkohë sipas Bashës këta banorë edhe pse kanë kaluar dy muaj nuk e kanë marrë ende bonusin e qiras.