Shkozet, banorët i ankohen Bashës/ “Nuk kemi marrë bonusin e qirasë pas tërmetit”

2020-01-30 1

Pas pothuajse një mungese dy javore në media, Lulzim Basha u shfaq në Shkozet të Durrësit. Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, iu ankuan kryetarit demokrat për mungesën e bonusit të qirase.


Banori i ankohet Bashës: Nuk kam marr bonus, marr borxh për të paguar qiranë.

Basha: Shkon dhe kërkon lek nëpër Europe, i ka paratë, t?ia marrë 150 mln dollarët oligarkëve dhe t?ia japë qytetarëve.

Edhe pse prej dy muajsh nuk banojnë në banesat e tyre, faturat e energjisë nuk kanë munguar.

Basha: Kjo është kriminale, bonusit nuk ua japin, ndihmë nuk ua japin, faturat ua sjellin.

Në Durrës, Basha u takua dhe me përfaqësues të biznesit, të cilëve u foli për zgjedhje si e vetmja zgjidhje.

Biznesi: Vetëm taksa, në këto kushte do ikim.

Basha: Kërkohet zgjidhje politike, dhe kjo vjen vetëm përmes zgjedhjeve.

Kryedemokrati u ndal edhe ne Sukth ku pa nga afër problematiket e banorëve të prekur nga tërmeti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#EarthquakeAlbania#TopChannel