Basha: Te demtuarit nga termeti ende pa bonusin e qirase

2020-01-30 1

Nga zona e Shkozetit në Durrës, kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në menaxhimin e situatës së pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Kreun e qeverisë e akuzoi se ka braktisur banorët të cilët iu ankuan se dy muaj pas fatkeqësisë natyrore, jo vetëm që nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë, por janë të detyruar të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike për shtëpitë e braktisura.

Zgjidhjen, Lulzim Basha vazhdon ta shohë tek anulimi i 150 milionë eurove të parashikuara për koncesione në buxhetin e këtij viti, edhe pse Kryeministri e ka refuzuar këtë ide.

Ndërsa në një takim që pati me përfaqësues të biznesit në Durrës, Kryeministrin e ftoi të marrë në konsideratë paketën e propozuar nga opozita, që lehtëson nga taksat dhe disa detyrime sipërmarrjen e prekur nga tërmeti.

Edhe në Sukth, ku pa nga afër gjendjen e familjeve të prekura nga tërmeti, Basha akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë qytetarët.

Tv Klan