Skenari i Simulimit të Katastrofës Shqiptare 2000, plani ushtrimor i parë i emergjencës civile shqiptare u frymëzua prej tërmetit të shtatorit 1999 në Athinë, dhe NATO gjykoi se kjo situatë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Dhe ndodhi në fakt. Sipas raportit të NATO-s, qeveria qendrore, qeveria vendore, shërbimet e emergjencës, organizatat jo-qeveritare dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të bashkohen brenda 10 orëve të para të katastrofës, derisa ndihma ndërkombëtare të mbërrijë. Gjithashtu si vend anëtar i NATO-s, ne mund dhe duhet të kërkojmë asistencë ndërkombëtare menjëherë brenda 10 orëve por në fakt më datë 28 nëntor, pra dy ditë pas tërmetit, Ministria shqiptare e Mbrojtjes i ka dërguar NATO-s një kërkesë për ndihmë.
Ligji i ri i Mbrojtjes Civile që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar dhe që parashikon një riorganizim rrënjësor të sektorit të emergjencës ende nuk po bëhet aktiv. Sipas Komitetit të Rindërtimit, institucionet e reja të emergjencës civile do të ngrihen nga donatorët, pasi Shqipëria është pjesë e planeve të ndërkombëtare kundër fatkeqësive. "Tërmeti na gjeti të papërgatitur" u artikulua disa herë gjatë ditëve të post tërmetit. Por në fakt të gjithë këto struktura do duhej të ishin të përgatitur nëse nuk do të kishim shpërfillur planin e NATO-së për Shqipërinë dhe ligjin e ri për Emergjencat Civile.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel