Një pjesë e Tiranës pa drita/ Avaria në dy nënstacione për shkak të reshjeve dhe stuhive

2020-01-30 0

Në pak minuta reshjet e shiut që ranë mbrëmjen e së mërkurës sollën një sërë problemesh në kryeqytet. Për shkak të rrufeve dhe stuhive një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike në rrjetin 110 KV dolën jashtë pune dy nënstacionet në Kashar dhe Selitë.

Në bashkëpunim me OST-në, brigadat e OSHEE kanë punuar për rikthimin e rrjetit në funksion normal. Ndërkaq reshjet e shiut frynë shtratin e Lanës, ndërsa në disa prej kryqëzimeve kryesore qarkullimi i mjeteve ishte në një kaos të vërtetë pasi semaforët ishin jashtë funksionit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Stuhishiu#Tiranapadrita#TopChannel

Free Traffic Exchange