Ndihma juridike falas, nuk po aplikohet në Kosovë

2020-01-29 9

Ndihma juridike falas në Kosovë, që ofron akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e vendit, nuk po zbatohet dhe kjo për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.


Në një konferencë në të cilën u zbardhën nevojat e komunitetit për drejtësi, nga ana e agjencisë për ndihmë juridike falas, me mbështetjen e USAID, u kërkua ndihma e institucioneve të vendit.

?Rreth 82 përqind të qytetarëve janë ndarë të kënaqur me shërbimet të cilat i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike falas. Ne si agjenci duhet të punojmë dhe duhet të rrisim sidomos vetëdijesimin e qytetarëve në mënyrë që ata të kanë më të lehtë qasjen e barabartë në drejtësi?.

Qëllimi i Agjencisë për ndihmë Juridike falas është ofrimi i ndihmës juridike falas për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Por, për avokatin e popullit, Hilmi jashari, ndihma juridike nuk është në nivelin e duhur.

?Pjesa më e madhe e ankesave që janë të paraqitura në institutin e Avokatit të popullit deri më tani diku 50 përqind e tyre i referohet funksionimit të sistemit gjyqtarë në Kosovë?.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në Kosovë veprimtarinë e saj ushtron si organ i pavarur, përgjegjës për sigurimin e ndihmës juridike falas, në lëndët civile, penale, administrative dhe kundërvajtjet, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel