Bullizmi, duhani, alkooli, seksi dhe rebelimi janë disa nga çështjet që preokupojnë adoleshentët sot. Ermilinda Zgjana punon si psikologe shkollore në tre institucione arsimore.
?Lënia e orëve të mësimit, mosrespektimi i rregullave, pirja e duhanit sidomos nga djemtë, pasi ndihen më burrërorë, kundërshtimi i autoritetit të mësuesit dhe prindit, janë ato me të cilat hasemi në përditshmërinë e punës sonë. Bulimia dhe anoreksia janë gjithashtu problem për vajzat sot?, shprehet Ermilinda Zgjana, Psikologe shkollore.
Shumica e adoleshentëve që trokasin në derën e psikologes janë të vetëdijshëm për problemin dhe të gatshëm ta zgjidhin. Nga përvoja e saj Zgjana na tregon edhe raste ekstreme.
?Raste që kanë menduar edhe vetvrasjen. Vajza 14 vjeçare thoshte se do të vetëvritej, pasi nuk ndihej e bukur, nuk fliste bukur dhe nuk ndihej e përshtatshëm për këtë shoqëri?, shprehet më tej.
Adoleshenca është një moshë e vrullshme. Mbyllja në vetvete dhe problemet me gjumin e ushqimin janë të shprehura.
?Marrëdhëniet seksuale i nisin që 14 apo 15 vjeç, si djemtë edhe vajzat, por djemtë i tregojnë më lehtësisht. Madje vajzat filmojnë veten dhe ua tregojnë shoqeve, si për t?u dëshmuar se ai djalë, ose vajzë tashmë është me të, i përket atij ose asaj?, thotë ajo.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Adoleshentet#TopChannel