Spanja bojkoton samitin e Zagrebit, kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës

2020-01-29 0

Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.


Radio Evropa e Lirë citon burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel të pohojnë se zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar mikpritësit e samitit të ardhshëm se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Po sipas të njëjtave burimeve, diplomatët e vendeve tjera të Bashkimit Europian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit.

Samiti mes përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6-7 maj. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Madridi zyrtar e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të saj në të gjithë eventet e nivelit europian. Në vitin 2018 në Sofje, kur u mbajt Samiti me Ballkanin Perëndimor, i pari pas 15 vjetësh, Spanja nuk mori pjesë për të njëjtat arsye. Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, i cili u zhvillua në Helsinki gushtin e kaluar, ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, u largua nga salla për shkak të pranisë së ministrit të Kosovës. Asokohe, ai nuk ka qenë i emëruar për pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së.

I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, për problemet e mundshme në organizimin e samitit për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës, kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, tha se nuk është e lehtë të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

?Kur ka interesa të ndryshëm, atëherë negociohet gjatë?, tha Jandrokovic, i cili ka konfirmuar se kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, është në kontakt me të gjithë liderët evropianë rreth organizimit të samitit. Jandrokovic po ashtu tha se Qeveria e Kroacisë do të bëjë gjithçka të mundur për t?iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë europiane.

?Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjëve tanë? ka thënë mes tjerash ai. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët në Zagreb janë të bindur se deri në maj do të gjendet një formulë që do t?i lejojë të gjithë të ftuarit në Samit të marrin pjesë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spanja#Zagreb#TopChannel

Free Traffic Exchange