Kina hap spitalin e ri/ U ndërtua në kohë rekord për të prekurit nga koronavirusi

2020-01-29 1

Spitali i parë i kushtuar tërësisht koronavirusit në Kinës u hap në kohë rekord në një qytet pranë Wuhanit pasi punëtorë e vullnetarë kaluan dy ditë duke e shndërruar një ndërtesë boshe atje në njësi urgjence me 1000 shtretër.


Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie në Huanggang paraditen e sotme. Kapaciteti shtesë do të jetë thelbësor për stafin mjekësor të mbingarkuar të provincës së Hubeit, e cila është mbyllur e gjitha për shkak të të krizës.

Një spital tjetër po ngrihet nga e para në Wuhanin e ndodhur 75 km larg dhe pritet të përfundojë më vonë gjatë javës, pasi ndërtimi i tij nuk mori veçse disa ditë. Më shumë se 6,000 persona në mbarë botën konfirmohet tashmë të jenë infektuar nga virusi i rrezikshëm i cili ka marrë në Kinë 132 jetë njerëzish. Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i fundit që deklaruan raste të dyshuar, ndërsa Gjermania ka diagnostikuar tashmë katër persona me këtë infeksion.

Një ditë më parë, po Gjermania zbuloi rastin e parë të përcjelljes së virusit nga njeriu tek njeriu në Europë, pasi një burrë gjerman u prek prej tij për shkak të një gruaje që udhëtonte nga Kina.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#TopChannel