TIRANE- Për Partinë Demokratike mos hetimi i dosjes 184 nga SPAK tregon se ky institucion është i kapur nga PS. Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për median theksoi se SPAK është në rrezik për t?u kthyer një shtojcë të socialistëve dhe me këtë vendim minon besimin e qytetarëve tek ky institucion. Albeaj tha se ridërgimi i kësaj dosje në Dibër varros hetimet e këtij krimi të dokumentuar zgjedhor, që sipas tij është edhe kushti i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.