http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit publikon fotot dhe emrat e pesë personave ndër më të kërkuarit në vend. Të gjithë këta shtetas konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale.Më konkretisht, pesë shtetasit në kërkim të dënuar me ?burgim të përjetshëm? janë: Dritan Syziu, Altin Arapi, Gentian Tako, Eduart Kurti dhe Gëzim Memeti. Të gjithë këta shtetas akuzohen për veprën penale ?Vrasje?.Policia e Shtetit bëri të ditur se ditë pas dite do të vijojë me publikimin në total edhe më 45 personat e tjerë, të cilat kanë marrë dënime të rënda në mungesë, por që nuk janë arrestuar ende.Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve se në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim, të njoftojnë në ?Komisariatin Dixhital? apo numrin falas 112.