http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një efektiv i policisë së Kosovës mbeti i vrarë, ndërsa 3 persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën mbrëmjen e se martes nga një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit.Ngjarja ndodhi në kohwn kur njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion antidrogë në një banesë.Nga shpërthimi humbi jetën polici Sami Thaçi, ndërsa plagë morwn dy efektivë të tjerë si dhe fëmija 8 vjeçar i familjes.Policia arrestoi Iran Badallin, pronarin e shtëpisë ku ishte vendosur eksplozivi. SHABAN OSMANOLLAJPOLICIA E KOSOVESPolicia derisa po kryenin kontrollin dhe bastisjen, aksidentalisht kanë hasur në mjetin shpërthyes, që fatkeqësisht ka pasur pasoja fatale. Ne kemi ndalur dhe arrestuar pronarin e shtëpisë, i cili edhe ka qenë personi i dyshimtë në këtë rast. Aktualisht të lënduarit janë në Spitalin e Prizrenit, duke u trajtuar aktualisht nga emergjenca e spitalit. Gjithashtu edhe në shtëpinë ku kanë kryer bastisjen, është lënduar një fëmijë i moshës rreth 8 vjeçar, me lëndime të lehta. Efektivi i vrarë në krye të detyrës Sami Thaci ka qenë dhe pjesëtar i UCK-së, Presidenti i vendit i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e tij.Ndërkohë njëri prej efektivëve Artur Mrasori I cili ndodhet në gjendje të rëndë dyshohet se ka humbur shikimin si pasojë e shpërthimit.