#rtvora #oranews
Nga rrugët e Brukselit, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të diskutimit të gjatë që pati mbrëmjen e të martës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me fokus të veçantë përgatitjen për konferencën e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t?i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit.
Rama: E informuam për të gjithë aspektet e punës sonë për trajtimin e pastërmetit. Serioziteti me të cilin po organizohet konferenca e donatorëve është maksimal, pavarësisht se ne e dimë se shuma e mundshme që ne mund të mbledhim në atë konferencë nuk do të përmbushë dot të gjitha nevojat. Plani i Presidentes shkon përtej konferencës.Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, ndamë me të dhe idetë e financimit të rindërtimit.
Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as procesi i integrimit në BE.
Rama: Presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave. Ndërkohë është kaq e sigurtë se fati i vendimit mbi çeljen e negociatave do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetëveten dhe të ardhmen e gjithë procesit të zgjerimit.
Rama gjithashtu tha se Presidentja e KE-së mbështet planin për shengenin rajonal.
Rama: Presidentja e Komisionit e sheh me entuziazëm përpjekjen për të çuar përpara procesin e Berlinit përmes marrëveshjeve që do të çojnë në lehtësimin e lëvizjes në rajon dhe finalizimin e shengenit rajonal. BE do të luajë rol mbështetës financiarisht dhe politikisht.
Gjatë ditës së sotme, shefi i qeverisë shqiptare do të jetë në selinë e NATO-s në cilësinë e kreut të OSBE, ndërsa pasdite do të fluturojë për Tiranë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-informon-nga-rruget-e-brukselit-se-cfare-premtimesh-mori-nga-ursula-von-der-leyen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp