Grabitet për të dytën herë një nga argjendaritë më të mëdha në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të një 64-vjeçari dhe kanë marrë sendet me vlerë.
Dyshohet se grabitësit janë futur më herët në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas kanë vjedhur biznesin e tij.
Tv Klan