KLSH padit penalisht Sonila Qaton për rrugën Kardhiq-Delvinë, dëmi 5 milionë euro

2020-01-29 1

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar.


KLSH ka konstatuar se në rrugën Kardhiq-Delvinë, Loti 7, ka pasur parregullsi duke skualifikuar padrejtësisht një kompani dhe ky skualifikim i kushton shtetit jo pak, por rreth 5 milion euro.

Oferta ekonomike e e kompanisë së skualifikuar ka qenë në vlerë më të ulët me diferencë prej 611,675,104 lekë. Kështu do të eliminohej dëmi ekonomik në vlerën 611,675,104 lekë me TVSH nga skualifikimi i pa drejtë i këtij bashkimi operatorësh ekonomik, thuhet në raport.

KLSH ka paditur Sonila Qaton për këtë tender.

Raporti:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 363/1 datë 29.05.2019, ndryshuar, ka përfunduar auditimin e Përputhshmërisënë Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) Tiranë, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2017 deri në datën 31.07.2019. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 135, datë 24.10.2019.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:

-Në këtë auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka depozituar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për: S.Q, ish- Drejtore e ARRSH dhe Anëtarët e KVO: E.G, S.P dhe E. S. Çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: ?Ndërtim rruga Kardhiq ? Delvine, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019. Konkretisht, në këtë procedurë prokurimi, nga 6 operatorët pjesëmarrës, është kualifikuar vetëm BOE ?I.&.S.&.V.&.A&E?, me ofertën ekonomike në vlerën 2,299,327,253.75 lekë dhe janë skualifikuar 5 operatorët e tjerë. Të 5 këta operatorë kanë paraqitur ofertat ekonomike më të ulët se operatori i kualifikuar. Katër nga këta operatorë janë skualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit publik sepse nuk plotësonin kriteret e veçanta të kërkuara në DT e veçanërisht nuk kishin përvojë të ngjashme në punimet e tuneleve tokësore. Ndërsa BOE ?Gj.&.C&.G&.G? është skualifikuar nga KVO, në kundërshtim me ligji nr.9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik? dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, si më poshtë:

KLSH, me përfundimin e fazës së vlerësimit nga KVO të dokumentacionit të operatorëve pjesëmarrës, menjëherë mbas njohjes së këtij vlerësimi nëpërmjet sistemit elektronik, i kërkojë Autoritetit Kontraktor (AK), vënien në dispozicion të dokumentacionit e këtij prokurimi të cilat nuk gjenerohen nga sistemi elektronik. Por AK nuk ju përgjigj kësaj kërkese dhe grupi i auditimit me shkresë të protokolluar në ARRSH me datë 18.07.2019 i është drejtuar, Drejtorisë Juridike, Sektorit te Prokurimeve dhe Drejtor...

Free Traffic Exchange