Autostrada Shkup-Bllacë, projekt i premtuar prej vitesh

2020-01-29 1

Marrëveshja u nënshkrua sot por punimet priten të nisin në pranverë. Ndërkaq çështja e shpronësimit të tokave nuk është zgjidhur ende. Ndonëse u premtua për më shumë se një dekadë, ndërtimi i plotë i Autostradës Bllacë-Shkup do të zgjasë së paku deri në fund të vitit 2023. Ndërmarrja Publike ?Rrugët Shtetërore? firmosi projektin për dy kilometrat e para me kompaninë ndërtuese ?Granit?, pjesë e cila do të kushtojë 12,2 milion euro nga buxheti i shtetit. Kjo punë pritet të zgjasë plotë 18 muaj, që të fillojë nga vendkalimi kufitar i Bllacës deri në mbikalimin e parë të Bllacës. Por, për të zbarkuar buldozerët në terren, së pari duhet të bëhet shpronësimi i 68 parcelave të banorëve të fshatit Bllacë.