Ora News - Kryemadhi: S'kemi pse presim 15 marsin, reforma zgjedhore të bëhet sa më shpejt

2020-01-29 0

#rtvora #oranews

Dakordësinë me mazhorancën për reformën zgjedhore, Kryemadhi e cilësoi si marrje përgjegjësie për përmbushjen e një prej kushteve të BE. Kryetarja e LSI tha se pavarësisht marrëveshjes, opozita nuk do të ndryshojë axhendën e saj.

LSI është e gatshme të miratojë para 15 marsit reformën zgjedhore. Monika Kryemadhi tha se ulja në tryezë me mazhorancën është tregues se opozita po merr përgjegjësi për përmbushjen e një prej kushteve të Bashkimit Europian.

Kryemadhi: Ne morëm përgjegjësinë tonë përpara qytetarëve për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është e domosdoshme për të krijuar dhe për të hapur rrugën e vazhdimit të mëtejshëm të reformave dhe të të gjithë situatave të tjera. Sigurisht që ne si opozitë e bashkuar jemi në unison të plotë për sa i përket këtij procesi dhe sot mbledhja e Këshillit politik e cila u dakortësua në takimin e ditës së martë, do të ketë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës së bashkuar.

Sot Shqipëria është në një moment që ka një dritë shprese për të lëvizur gjërat dhe për të mos vazhduar në një staniacion. I vetmi njeri që do të dëshironte të vazhdonte staniacioni dhe që ky dakordësim për të ecur dhe për të vazhduar, pse jo edhe në 15 shkurt, s?kemi pse presim deri në 15 mars nëqoftëse është vullneti politik i forcave, por jam e bindur që opozita është e gatshme që sot për të dhënë rekomandimet e veta dhe për t?u ballafaquar me to, në mënyrë të tillë që sa më shpejt të ecim me reformat zgjedhore. Reforma zgjedhore do të jetë një proces pozitiv.

Edhe pse për LSI-në listat e hapura do të ishin pozitive, Kryemadhi tha se nuk do të kërkohet ndryshimi i sistemit zgjedhor pasi këtë e ka në dorë vetëm Edi Rama.

Kryemadhi: Ajo që ne mendojmë është që ne nga BE-ja nuk na kërkohet të diskutojmë për sistemin, ne nga Bashkimi Europian na kërkohet miratimi i Kodit Zgjedhor, mbarojmë miratimin e kodit zgjedhor më 15 mars-16 mars, hajde të diskutojmë për sistemin sepse kjo nuk është pjesë e kushteve të BE-së, pra çështja e sistemit nuk është pjesë e 9 kushteve. Unë mendoj që sot të diskutosh për sistemin është një lojë që i shërben Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kryemadhi-skemi-pse-presim-15-marsn-reforma-zgjedhore-te-behet-sa-me-shpejt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp