Bardhi: Për kryebashkiakun e Matit, i dënuar për armëmbajtje - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-29 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte një tjetër kryebashkiak socialist.Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malaj se preket nga ligji i dekriminalizimit.Sipas numrit dy të selisë blu, ai është dënuar për armbëmbajtje pa leje dhe për këtë arsye nuk e gëzon dot postin publik.?Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.?Gazment Bardhi kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme të nisë hetim për Agron Malajn, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t?i heqë menjëherë mandatin e kryebashkiakut.?Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.?Agron Malaj është kryebashkiaku i pestë që PD e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit dhe kërkon hetim.Më herët, demokratët kanë denoncuar Valdrin Pjetrin e Shkodrës, Agim Kajmakun e Vorës, Mark Babanin e Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailajn e Mallakastrës.Që të pestë ata, sipas PD, rezultojnë të dënuar në shtetet fqinje.