Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sot u është dhënë fund provave të vazhdueshme të komedisë ?Kohë e Çmendur?, duke u zhvilluar ato gjenerale me të ftuar njerëz të afërm, por edhe kryeqytetas, që sot mund tashohin papara komedinë e Ruzhdi Pulahës.
?Kohë e Çmendur?, merr spunton nga ngjarje të përditshme të jetës. Të gjitha ato që kanë ndoshur vitet e fundit në çdo familje shqiptare, duke filluar nga paratë e humbura në firmat piramidale e deri tek shtimi i përditshëm i partive politike. Ngjarja zhvillohet brenda një nate kur Zalo Zvalli personazhi kryesor luajtur nga Mirush Kabashi vendos të ngerë partinë e 53 në shtëpinë e tij.
Regjia e Alfred Bualjoti, Anton Qezari dhe skenografia Shaban Hysa, nëninterpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Vangjel Kozma, Edlira Janushi etj, do të mbajnë për afro dy orë shikuesin kryeqytetas që tërësisht do ta shijoj nesër në premier./tvklan.al