http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri në largim I Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se Edi Rama e ka paditur për shpifje.Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!Padia e Kryeministrit Rama, shton Haradinaj, është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t?i ikë përgjegjësisë.Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë, shtoi në reagim Ramush Haradinaj.Më herët, këtë të enjte në një postim në facebook, drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj bëri të ditur se në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Ramush Haradinaj ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.